Re të çuditshme janë formuar në Meksikë pas një stuhie, duke bërë që shumë njerëz atje të mbesin të hutuar me pamjet.
Një re, e formuar si një krah dhe një dorë e një gjiganti, u vërejt në qytetin Uruapan në shtetin perëndimor meksikan të Miçoakan – dhe banorët janë duke debatuar se mos kjo është ndonjë shenjë nga lartë.
Një video e pamjes së çuditshme u ngarkua në rrjetet sociale dhe shumë njerëz e shikuan atë.
Videoja shfaq një burrë duke vozitur një veturë dhe duke incizuar renë e çuditshme.


