Një teoricien e konspiracionit i dërgoi një mesazh mamasë së tij “nëse më ndodh diçka, hetoni”, pak ditë përpara vdekjes së tij misterioze.
Britaniku Max Spiers, 39 vjeç, baba i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në një divan në Poloni, ku do mbante një fjalim në lidhje me teoritë konspirative dhe UFO-t.
Daily Mail raporton se ka dyshime se ai nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.
Miqtë thonë se ai volli një lëng të zi përpara se të ndërronte jetë.
Nëna e tij, Vanessa Bates, 63 vjeç, thotë se armiqtë e tij e donin të vdekur për shkak të investigimeve që kishte bërë për çështjen e UFOv-ve dhe përpjekjet e qeverisë për të mbuluar të vërtetën.
Max ka qenë shok klase me aktorin Orlando Bloom.
Vanessa tha se i biri i kishte dërguar një mesazh: “Djali yt është në telashe. Nëse më ndodh diçka, hetoni”.
“Mendoj se Max po gërmonte në disa skuta të errëta dhe druhem se dikush e donte të vdekur,”thotë ajo.
Së fundmi Max po hetonte jetën e disa figurave të njohura në politikë, biznes dhe argëtim.
Vanessa, që punon si mësuese, thotë se i biri ishte në shëndet të mirë dhe nuk mund të ketë vdekur papritur.
“Autoritetet polake më kanë dorëzuar një certifikatë vdekje, ku thuhet se ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Por nuk kanë kryer asnjë autopsi. Nga e dinë ata?”
Atij i është bërë një autopsi pas vdekjes në Britani.
Rezultatet nuk janë bërë akoma publike.