Irak: A po i vjen fundi Shtetit Islamik në Mosul?

17.10.2016 12:10:20

Qeveria irakiane ka nisur betejën e madhe për të rimarrë qytetin e Mosulit, fortesa e fundit e të ashtuquajtur Shteti Islamik në këtë vend. Artileria e rëndë e qeverisë dhe forcave kurde kanë nisur sulmin e planifikuar mëngjesin e kësaj të hëne.

Tanket janë duke lëvizur drejt qytetit, që gjendet në duart e ISIS që nga vitin 2014. Kombet e Bashkuara shprehën “shqetësim ekstrem” në lidhje me sigurinë e rreth 1.5 milionë banorëve të bllokuar në këtë zonë.

Ndërsa operacioni ka nisur, një gjeneral kurd tha për BBC: “Nëse do të vritem sot, do të vdes i lumtur, sepse do të kem bërë diçka për popullin tim”.