Akademik Isa Mustafa: Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit

10.05.2017 17:39:03

Pas mocionit të mosbesimit, ka reaguar edhe vetë akademik Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, e në të cilin ka theksuar se kemi penguar degradimin e shtetit, dhe bindjen se do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit.

“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit!” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.