Shperfaqje e luftës primitive politike për pushtet, secili ta pastrojë oborrin e vet

10.05.2017 17:12:09

Nga:Muhamet Mustafa

Ndodhi ajo qe pritej se do te ndodhte

Te nderuar kolege deputete,

Ky mocion , i opozites dhe ca deputetve tjere te nenshkruar ne te, po vie pas nje lufte te vrazhde ne skenen tone politike , ecila u ashpersua sidomos pas perfundimit te zgjedhjeve te vitit 2014, te cilat u percollen me problem te theksuara ne konstituimin institucioneve pas tyre ( 6 muj Vakum institucional), e ky lloj i sojit te luftes politike eskaloi me dhune ne Kuvend dhe jashte tij qe ne diten e neserme pas formimit te Qeverise. Dikush akuzoi dikend per tradheti por harroi konkfortesine qe pengoi krijimin e institucionve nga VLAN, jam nga ata qe kabne punuar seriozisht qe PDK te shkoje ne opozite, por vendi nuk mund te qendronte me pa institucione). Sulmet dhe inatet kryesisht per shkak te ambicieve per pushtet ngushtuan hapesiren jo vetem per nje komunikim normal, por edhe per nje komunikim minimal midis lidershipit politik te perfaqesuar ne Kuvend e qe perben nje kerkese te domosdoshme per te arritur konsensus per ceshtjet jetike me interes per vendin. Eksluziviteti ne qenderimet politike i cili servison vetem interesat partiake dhe personale per pushtet , pa marre parasysh interesat e vendit eshte dicka qe une e quaj nje lufte primitive partiake per pushtet. Mendoj se kjo semurje eshte e perhapur mjaft gjere dhe ka rrzik te metastazoje. Do te ishte mire qe secili ne oborrin e vet ta analizoje kete fenomen dhe qe secili ta pastroje oborrin vet.
Tani per permbajtjen e Mocionit. Permbajtja e mocionit qe kemi sot para vetes , ndonese potencon disa probleme prezente, huq ne menyren e qasjes dhe konstatimet. Permbajtja e mocionit eshte jokonsistente , jo korrekte dhe e sajuar me veshtiresi, po shihet per te krijuar nje pretekst ne sherbim te asaj qe pershkruajta me larte. Si i tille mocioni veshtire qe mund te paraqet nje baze per nje debat konstruktrive dhe te pergjegjshem. Te nisemi per nje konstatimi fillestar ne mocion : “Qeveria ka deshtuar teresisht” . Te gjithe e dime se kjo nuk eshte e sakte . Ndonese e sulmuar me te gjitha mjetet mbrenda dhe jashte Kuvendit me retorike te ashper politike, propaganda denigruese e lincuese dhe akte te palejueshme te dhunes, qe nga dita e pare e punes se saj, Qeveria ka permiresuar dukshem qeverisjen makroekonomike, ka stabilizuar rritjen ekonomike ne rreth 4% me tendenca te rritjes se metejme , ka bere refeormat fiskale dhe reformat e tjera ne mjedisin per biznes, masa nxitese per investime dhe per rritjn e ofertes vendore prodhuese e sherbyese ( vjet prodhim rekord I energjise, eksport i sherbimve mbi nje miliarde euro) reforma keto qe i kane munguar ketij vend nje kohe te gjate. Sic thash qeverisja makroekeonomike , fiskale dhe buxhetore eshte me cilesore dhe ka tejkaluar nje situate kur kjo cilesohej ne shume raporte nderkombetare si qeverisje adhok ad hock, (gjate 8 viteve te qeverise paraprake ) . Si rezultat i reformave fiskale, “ Pakos 1” mbi 50 milion euro u kane mbetur biznese per investime, sivjet kjo do te jete me madhe e edhe do te fuqizohej me Pakon 2. Portfolio e investimeve publike ne infrastructure eshte zgjeruar ( jo vetem me rruge) dhe jo vetem nga buxheti. Buxheti eshte konsoliduar mire ne ate mase sa ka perballuar me sukses sfidat e fillimit te zbatimit te Ligjit per veteranet dhe permiresimit te pozites se mjere te ish pensionistve kontributdhenes. Rejtingu i kushteve per biznes ne Kosove ka shenuar ngritje te kosniderueshme ne te githa rangimet boterore ( Doing Busienss, Heritage e tj). Mund te flasim edhe per Ligje te rendesishme te aprovuara ( shembull Komisioni). E gjithe kjo nuk do te mund te behej pa vendimmarrje , vizion dhe aftesi e dije, sic po propagandiojne disa . Pra porblemi i mocionit eshte se fillon me premisee nisese te pasakte dhe se e huq ne essence adresen e kritikes. Kesaj Qeverie i vehen mbi supe mekatet thuaja per te gjitha gabimet dhe shkeljet ligjore thuaja te 15 viteve. Ne ato gabime po te mendonin pak me shume do te mund ta gjenin veten edhe disa nga nenshkruesve te mocionit dhe natyrisht te aderusve te vetezbuluar sot. Pra per gjendjen jo te mire ne shume sektore te shoqerise sone nuk mund ti vehet barra vetem kesaj Qeverie e te harrohen formacionet e meparshme te kabineteve, aq me pare kur siq theksova ka permiresime te rendesishme ne qeverisjesn ekonomike.
Ajo ku rezualtatet kane qene me te veshtira dhe me te ngadalshme eshte lufta kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar. Qeveria ka arritur qe te krijoje discipline me te madhe ne prokurim dhe evitoje aferat dhe kemi disa shenja te nje pune me efikase te prokurorise dhe gjyqesorit , siq konstatohet edhe lidhur me kushtet per liberalizim te vizave , por te gjtihe e dijme se kjo nuk mjafton. Per kete ende duhet te ekzistoje vullneti politike dhe gatishmeria, jo vtem retorike e lidershipit politik , ndikimet e te cilit ne gjyqesor fatkeqesisht nuk mund te injorohen.
Problemi me i madh me mocionin dhe ata qe e mbeshtesin eshte cka pas ? Nuk ka asnje indikacion se me aprovim te mocionit
problemet do te permiresohen ? Cila eshte qasja per Demarakcionin , si mendojne te adersojne mocionistet kete ? Te gjithe ne e dime ky eshte problem qe duhet te adresohet e zgjidhet, ne platfotrmen e partenritetit veriatlantik dhe rrumbullaksimit te procesit te shtetndertimit , per ta tejkaluar izolimin e vendit dhe poziten diskriminuese ne te cilen jemi dhe jane qytetaret tane, e ne te cilen I kane veen pa te drejte edhe instuitucionet e BE ! A jane menduar pasojat e nje jostabilieti politik dhe vakumi institucional dhe jo stabiliteti ala Maqedoni dhe Tirane , dhe a e mendojme se kujt i sherben kjo ? Zoterinj ka dicka me te madhe dhe me te rendsishme se lufta per pushtet.
Te nderuar kolege,
Nuk deshiroj qe te kuptohet se une po e idealizoj punen e Qeverise, Mendoj se kjo Qeveri ka potenciale te punoje me teper dhe ne kushet normale do te duhej te kishte arritur te bente me shume dhe une sot do te isha me kerkues nga ajo. Ajo qe po them une eshte se ne kontekstin e dhene politik, nuk mund te mohohet se ka nderprere disa procese negative dhe se ka shenuar kthesa pozitive. Mocionistet nuk merren fare me problemin e funksionimit te Kuvendit, me ate se cfare situate kishim ne ketu , kush , sa dhe si i kontribuoj asaj situate. Qeveria ka nje pergjegjesi te madhe ne asepktin operativ per gjendjen ne shoqeri, por pergjegjesine primare politike e ka Kuvendi dhe forcat politike ne pozite parasegjithash por edhe ne opzite, qe i jepin tonin ketij Kuvendi. Mendoj se eshte koha qe te japim nje pasqyre te plote te performaces sone, per secilin minister, per kryeminsitrin, per kryesine dhe kryetarin e Kuvendit dhe per secilin deputet e komision te Kuvendit. Para se te flasim per oborrin e fiqut le ta shohim oborrin tone.
Te nderuar kolege deputete, ju ftoj qe ta mohojme me vote kunder kete mocion per shkak se bazohet ne premise jo te sakta, pengon vednimmarrjen per disa ceshtje te rendesishme dhe mund ta fus vendin ne jostabilietet dhe pasiguri.
Ftoj qe Ligji per ratifikim e demarkacionit te procedohet dhe votohet ne nje afat sa me te shkurter. Ftoj lideret e koalicionit ne pushtet qe te shohim se a ka vullnet politik qe sigurojne nje funksionim te Qeverise dhe Kuvendit ne nivel te seriozitetit te situates dhe nevojave te vendit dhe shtetndertimit dhe te marrin vendime te pergjegjshme nese vendi duhet te shkoje ne zgjedhje et parakohshme ne nje kohe optimale te cilen ata mund ta vlersojne.Kete kerkesen e fundit e shenova sot ne mengjes, por po e shoh se ka pak shansa te prodhoje rezulatate, dhe ky eshte zhgenjimi im i rradhes edhe me juve dhe lidershipin e juaj z. Kryetar i Kuvendit.