Akademik Rexhep Ismajli anëtar i Akademisë Amerikane të Shkencave

22.04.2018 10:34:19

Nga Enver Zhinipotoku

Mbrēmë pēr Kosovën arritën dy lajme nga Amerika e largët, njēri inkurajues, qē çdo shqiptarë e bënë tē mburret dhe tjetri zhgënjyes, që na bënë tē ulim kokën!
Lajmi i parē si sihariq na vie për Akademikun tonë, gjuhëtarin e famshëm Rexhep Ismailin, i cili u pranua anētar i Akademisē Amerikane të Shkencave (AASH), për kontributin e dhënë në sferën e gjuhësisë.Ishte ky një lajm i mirē dhe inkurajues,për Akademikun tonë, pērgjithēsisht shqiptarēt, Ballkanin e gjithë Europën,sepse rrallë ndodhin pranime tē tilla.
Ky lajm të bënë të mburresh, sepse AASH-sē i takojnë njerëzit dhe shkencëtarët siç ishin, Albert Einstein, Karl Popper, Stephen Hawkings e ndonjē tjetër i rrallē evropianē.
Lajmi tjetër që vie pēr Kosovën poashtu nga Amerika, ështē Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për vendet e botës,në mesin e tē cilave përmendet edhe Kosova mē shumē për të keq, se sa për tē mirē.
“Nëse don të dijsh kush je dhe çfarë thonë për ty, pyet tē tjerët!”- thotë populli.Dhe të tjerët (ata që na e duan të mirën), nuk po flasin mirë për ne, se i kemi punët në dyzen!
Para një jave BE-ja nē raportin e saj, e nxjerrë Kosovën me tē gjetura të pafavorshme në shumē fusha progresi.
Edhe mbrëmë Raporti i DASH-it e nxjerrë vendin tonë me probleme të shumta dhe mosfunksionim tē sistemit në shumë fusha të ndieshme shoqërore.
Qeveria nuk zbaton ligjin për korrupsionin, prandaj nuk ka rezultate; sistemi gjyqësor joefikas, që vonon dhe vjetron lëndët gjyqësore; administrimi i drejtēsisē i vonuar pēr shkak tē neglizhencës së sistemit gjyqësor; gjykatat tē rënduara nga numri i madh i lëndëve dhe moskryerja e tyre,etj.
Poashtu DASH, bën vërejtje për shkeljen e dy lloj të drejtash njerëzore: dhunës në familje, sidomos ndaj fēmijëve dhe në sferën e informimit, kërcënimin ndaj gazetarëve, që shkruajnë e hulumtojnë dukuritë negative.
DASH nuk lë pa përmendur edhe një problem të mprehtë shoqëror, që vërehet çdo ditë në Kosovë: punësimet dhe zgjedhjet nëpër konkurse, ku i vie era nepotizëm, përkatēsi partiake e militantëve dhe mitomani, nëpēr borde publike, ku të emëruarit i presin privilegje dhe tē ardhura benefite nga bugjeti i Kosovës.
Dhe, kur miku, siç ēshtë dhe mbetet Amerika pēr ne, tē qorton e tē thotē “nuk je mirē!”, duhet t’i thērrasim mendjes, sidomos qeveritarët nē piramidën udhēheqëse.