Triumfalizmi i tribalizmit politik dhe homogjenizimi negativ

03.05.2019 17:45:10

Nga Rexhep Kastrati

Samiti në Berlin, i mbajtur më 29 prill u vlerësua shumë për faktin se kundërshtoi ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për faktin se Ramushi nuk u pajtua që të suspendohet apo të hiqet taksa ndaj Serbisë!

Po ashtu, palët u pajtuan që.një samit tjetër të mbahet në Paris, në korrik të këtij viti! Duhet të theksojmë se Franca është një nga shtetet e fuqishme evropiane, me ndikim, po ashtu, të madh në politikat e BE-së në raport me Kosovën, më rajonin dhe më gjerë, dhe që në faza të caktuara e ka shprehur hapur moskundërshtimin e ndarjes së Kosovës. Kancelarja Merkel ishte detyruar të angazhohej shumë para këtij samiti që ta bindte presidentin Makron të pajtohej se kufijtë nuk duhet të ndryshohen.

Mirëpo, a ka përfunduar gjithçka sa i përket ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Në aspektin e një ndryshimi paqësor të kufijve, sigurisht se mund të konsiderohet çështje e mbyllur, jo për kundërshtimin nga shqiptarët, por për faktin se pavarësia e Kosovës është në kuadër të procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe çdo përpjekje për ndryshim të kufijve ndërmjet kufijve të Kosovës, do të reflektohej në rajon, e që domosdoshmërisht do të çonte në një rifillim gjakderdhjesh në rajon!

Çështja shtrohet është a është mbyllur çështja e taksës? A u mjaftua me kundërshtimin që Ramushi i bëri heqjes apo suspendimit të taksës?

Sigurisht, politika populiste, e për pasojë edhe mediat dhe portalet senzacionaliste, të yrysheve dhe të bazuara në retorika mediale të zhargoneve rrugore dhe të nivelit të komunikimit nëpër kafene, jo që e quajnë të mbyllur, por edhe kanë ndërtuar një triumfalizëm patetik që është veçori i tribalizmit politik.

Mbetet të shihet se si do të sillet Serbia pas 5 majit, për kur, Vuçiq ka paralajmëruar se do të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Ka rrezik që triumfalizmi i tribalizmit politik të nxitet më shumë, në dy mënyra: 1. Më vendosjen e masave ndëshkuese nga ana e Serbisë, me çka do të bëhej homogjenizimi negativ i politikës në Kosovë dhe në Serbi, të gjithë rreth Ramushit, dhe të gjithë rreth Vuçiqit dhe tërë çështja të kthehet në një garë se kush po tregohet më agresiv ndaj tjetrit, kush po përdor retorika më agresive populiste, e që do të nxirrte jashtë çdo mundësie ndonjë vazhdim dialogu, tashmë nga të dyja palët. Një rritje eventuale e retorikës patetike populiste, që sigurisht do të kishte brenda edhe nxitjen e urrejtjes së ndërsjellë, do të mund të reflektohej edhe në raporte të përgjithshme më mundësi tensionimi të plotë, edhe destabilizuar ndërmjet dy vendeve dhe në rajon. Homogjenizimi negativ i duhet edhe Ramushit që do t’ia forconte pozitat në raport me mundësinë për rrëzim të qeverisë, por edhe Vuçiqit që po përballet me pakënaqësi në rritje dhe me protesta. 2. Në rast kur Serbia, megjithatë nuk do të vendoste masat ndëshkuese ndaj Kosovës, rritja e triumfalizmi të tribalizmit politik, do të ishte e pashmangshme për shkak se mbështetësit e tribslizmit politik do ta paraqisnin si fitore në kuptimin: Në nuk e hoqëm taksën, por Serbia nuk guxoi të bën të gjë. Çdo sezon politik racional do të mund të ishte i dënuar me vdekje.

Por a do të ishte vërtet fitore e Kosovës, apo e Serbisë? Sigurisht, Serbia do ta shfrytëzonte mosvendosjen eventuale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një kontribut për paqen, stabilitetin dhe si vullnet për të qenë konstruktive në marrëdhënie rajonale dhe ndërkombëtare!

Në këtë kontekst, trysnia do të ishte më e madhe ndaj Kosovës, por edhe pozita e Gjermanisë në gjithë këtë, do të ishte e përshtatshme për Francën që të marrë një rol më të madh dhe të bindë kancelaren Merkel që të pajtohet me ndonjë formulë, e cila mund të mos jetë formulë për ndryshim kufijsh, por mund të jetë ndonjë formulë që Asociacionin do ta bënte më kompetenca shtesë. Mundësia që të sillet puna për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, do të duhej të shihej si një rrjedhë logjike nëse do të mbylleshin format tjera të komunikimit diplomatik, dhe nëse do të kishte arsye për një rol vendimtar të Fuqive të Mëdha për të imponuar një formulë zgjidhjeje si ajo në Dejton për Bosnjën, më 2005.

Si Thaçi, asht i edhe Vuçiq kanë shfaqur nevojën që në proces të përfshihen drejtpërdrejt SHBA, Rusia, BE, Kina etj., e që do të thotë thirrje për një format të njëjtët apo të afërt me formatin e Dejtonit.

Në anën tjetër, duhet thënë se edhe në planin e brendshëm të Serbisë, në kohënkut