AKR-ja premton 200 milionë euro investime në Drenas

02.12.2016 13:03:46

“Drenasi do të përfitojë 200 milion euro investime, për 4 vitet e ardhshme nga ana e AKR-së”.

Kështu ka premtuar lideri i AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Drenasit Elmi Thaçi, gjatë vizitës që me bashkëpunëtorë iu kanë bërë fshatrave Krakjovë, Gllobar, Çikatove e vjetër, Llapushnik e Negroc nga ku ka marr mbështetje të këtyre banorëve se kësaj radhe Drenasin do ta qeverisë AKR-ja.

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës Elmi THaçi iu ka thënë banorëve të këtyre fshatrave se “do ta zhdukim nga faqja e dheut korrupsionin, kompanive të huaja që dëshirojnë të investojnë në Drenas do t’iu krijojmë kushte për investime, nuk do t’iu kërkojmë haraç si kanë bërë këta të PDK-së për këto 17 vite të qeverisjes kriminale të tyre”

“Do të kthejmë rregullin në punë në të gjitha institucionet , do të bëhemi shërbëtor të popullit e jo sundues të tyre” ka thënë Thaçi.

“Drenasi ka resurse të mëdha si ato njerëzore po ashtu edhe  pasuri me toka pjellore e burime të shumta ujore që i ka fal Zoti këtij vendi. Pos kësaj Drenasi është në qendër të Kosovës dhe çdo investitor i huaj por edhe vendor ka dëshirë që të investojë këtu për arsye të shumta, por edhe ato të infrastrukturës, pasi që transporti nga këtu është shumë i lehtë” ka thënë  ish Presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli.

“Mbi 600 ha tokë pjellore këtu në Drenasi gjendet nënë hidrosistemin ‘Iber-Lepenc’, kjo është ndër pasurit kryesore dhe për këtë jemi duke biseduar me kompani të mëdha franceze të cilët janë të gatshëm të investojnë në Bujqësi, por duhet të kenë siguri e jo dikush t’iu kërkojë haraç si deri më tani” ka thënë Pacolli.

“PDK-ja po ju mashtron po premton 80 milion euro, po këto janë para të buxhetit të Kosovës, ndërsa që AKR-ja premton 200 milion euro para këto që do të vijnë nga investitorët e huaj e jo para të buxhetit” ka nënvizuar Pacolli.

Sipas tij “do të investojmë në Drenas kryesisht në ndërmarrje të vogla e të mesme si dhe në bujqësi dhe atë që nga lënda e parë e deri në finalizimin e prodhimeve të cilat do ti plotësojnë kriteret e BE-së, pra do të përgatitemi për tregun e madhe evropian”.

“Fillimi i ndërtimit të dy fabrikave në fshatin Krajkovë është vetëm një pikë ujë në Deti, aty do të punësohen 320 punëtor, kjo për rinin e Drenasit është shumë pak, ka shumë të rijnë të pa punë”

“Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht që të ndërmarr hapa radikal në ekonomi që t’iu krijoj kushte këtyre të rinjve që të punësohen në të kundërtën, kam frik se po shpërtheu pakënaqësia tek kjo rini do të jetë shumë keq për Kosovën” ka thënë Pacolli.

“AKR-ja këtu në Drenas, kandidat për Kryetar të Komunës ka përzgjedhur Elmi Thaqin, një njeri të ndershëm e afaristë të mirë, por një gjë do t’iu them se asnjëherë Elmia në asnjë rast nuk do të qeverisë me Komunën si kanë qeverisur këta të PDK-së për 17 vite” ka thënë ish Presidenti para banorëve të fshatrave të Drenasit.

“Elmia asnjëherë nuk do ta shtrijë dorën në buxhetin Komunal, por atë do ta trajtojë në mënyre më të mirë të mundshme duke investuar në qytet dhe fshatrat e juaja, për t’iu krijuar juve një jetë më të mirë” ka thënë Pacolli.