Aksident i frikshëm, i riu shqiptar bie nga çatia

14.01.2017 17:40:31

Një i ri shqiptar është aksidentuar në vendin e punës në Latina të Italisë, duke rënë nga një lartësi prej 7 metrash.

Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë mjekësore në spitalin Santa Maria Goretti.

Siç raportojnë mediat lokale, 23-vjeçari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) punëtori i një firme ndërtimi, ishte duke bërë disa inspektime mbi çatinë e një ndërtese të një biznesi pastrimesh.

Por, 23-vjeçari ka rënë nga çatia prej xhami. Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar fraktura në të gjithë trupin.

Ndërkohë, autoritet po hetojnë lidhur me ngjarjen.