Aksident i frikshëm në Spa që në start

26.08.2018 18:29:48

Çmimi i Madh i Belgjikës në Formula 1 nisi me një aksident të frikshëm, që në nisje, ku u përfshinë makina Renault e Hulkenberg, e cila goditi McLarenin e Alonso, me këtë të fundit që fluturoi mbi njëvendëshen Sauber të Leclerc. Në këtë kaos i përfshinë edhe Ricciardo, Bottas e Raikkonen, që u detyruan të tërhiqeshin nga gara ende pa nisur mirë ajo.