Aksident i rëndë në Klinë, treni godet veturën

18.03.2017 20:00:44

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Klinës, kur një veturë është goditur nga treni.

Në këtë aksident ka disa persona të lënduar, por që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia për të hetuar shkaqet e aksidentit.