Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

27.08.2016 23:18:15

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë portalit Veriu.info se deri të aksidenti ka ardhur pasi që dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, ndërsa dëmtime të vogla ka marrë edhe një veturë e tretë.

disa persona janë lënduar, të cilët janë dërguar urgjentisht për trajtim mjekësor.