Aksident i rëndë në Peqin, daja shtyp nipin 10-vjeçar

24.09.2016 14:42:56

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Peqin, ku një fëmijë 10-vjeçar është përplasur për vdekje nga një kamionçinë që drejtohej nga daja e tij. Paraditen e sotme në fshatin Gjocaj, mjeti kamionçinë me targa LU68 262 që drejtohej nga shtetasi Xh. S. ka  përplasur të miturin me iniciale S. B, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj.

“Njoftohemi se sot më datë 24. 09. 2016, shtetasi Xh. S rreth 40 vjeç, banues në Lushnje duke drejtuar mjetin tip Benz kamioçinë me targa LU 68 262, në fshatin Gjocaj, ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, këmbësorin shtetasin S.B. rreth 8-10 vjeç, banues në fshatin Gjocaj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale”, – bën me dije policia.