Aksident i rëndë në Pogradec, një nga makinat përmbyset në anë të rrugës

23.08.2020 17:57:27

Një aksident është regjistruar në fshatin Memelisht, në aksin Pogradec-Qafëthanë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të mjeteve, por nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tij.

Bëhet e ditur se janë përplasur një mjet tip “Ford” dhe një “Volkswagen”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Aksident i rëndë në Pogradec, një nga makinat përmbyset

Aksident i rëndë në Pogradec, një nga makinat përmbyset