Aksident mes tri veturave në Gjilan, humb jetën një person

21.10.2016 10:56:05

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në fshatin Budrige n të komunës së Gjilanit, me ç’rast ka ndërruar jetë një person.

Viktima ka qenë e gjinisë mashkullore ka njoftuar policia.

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku si pasojë një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.