Nga Rexhep Kastrati
Rexhep Qosja, nga zgafella e mjerimit të tij politik, paska lëshuar grimasa dhe qenka çjerrë në mbrojtje të Edi Ramës, përkatësisht në lartësimin e veprimeve të tij që veç kombëtare nuk mund të jenë. Dhe për ta bërë këtë, ai kapet për do mjeranë që ngatërrojnë sjelljen e Edi Ramës me të ashtuquajturin komb kosovar, duke dëshmuar kështu se marrëzirat për të ashtuquajturin komb kosovar po përdoren për të mbuluar gjithë angazhimet kundërkombëtare që po bëhen. Në fakt, janë po aq kombëtare sa marrëzirat për të ashtuquajturin komb kosovar, aq edhe përpjekjet për të mbuluar dhe mbrojtur veprimet e mbrpashta dhe kundërkombëtare të Edi Ramës në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve. Dhe kur vihet në mbrojtje të veprimeve të tilla edhe Rexhep Qosja, i cili ka doktoruar me veprën e Aleks Stavri Drenovës Asdrenit, atëherë shtrohet pyetja: si nuk i rri në besë studimit të tij për këtë rilindas të madh? Dhe është pikërisht Aleks Stavri Drenova – Asdreni, i cili më shumë se njëqind vjet më parë kishte shkruar një ndër hymnet me të mëdhenj për Kosovën, një ndër kushtrimet më të zjarrta, dhe një ndër ditirambet më të lartësuara për të. Bëhet fjalë për vjershën e gjatë të titulluar “Kosovës”, e cila për dekada ka qenë e ndaluar nga regjimi i Enver Hoxhës, e së këndejmi edhe nga regjimi jugosllav. Në këtë poezi, Aleks Stavri Drenova – Asdreni e quan Kosovën “vend i famshëm i triminis”, “lule e bukur e Shqpinis”, “atdhe i lavduem i burrnis”, “mbretnesha e Rumelisë”, dhe mbas gjithë këtyre epiteteve dhe lavdërimeve, thotë se “teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija”. Pra, Aleks Stavri Drenova – Asdreni, jo që nuk e ka injoruar, jo që nuk e ka nënvlerësuar, por e ka quajtur vendin në të cilin ka shpresë Shqipëria. Dhe me këtë, nuk ka thënë asgjë romantike, as hiperbolizuese, por ka thënë një të vërtetë, sepse vërtet Kosova ka bërë shumë për pavarësinë shqiptare, mu ashtu siç e ka thënë edhe Aleks Stavri Drenova – Asdreni në këtë vjerhsë të gjatë. Dhe çohet Rexhep Qosja, i cili së paku do të duhej të skuqej para punimit të tij shkencor për Asrenin, me të cilën ka marr gardën doktor i shkencave, dhe bën të kundërtën: lartëson ata që e nënçmojnë, e injorojnë dhe ia ngulin thikën mbas shpine Kosovës. Nuk di a e ka lexuar fare këtë vjershë, dhe nëse e ka lexuar, atëherë do të duhej të skuqej edhe më tepër. Prandaj, po e sjelli të plotë, edhe për vetë Rexhep Qosjen, edhe për të gjithë lexuesit, në mënyrë që të kuptohet nga të gjithë se nuk ka vend as për ata që thonë marrëzira për të ashtuquajturin komb kosovar, sepse Kosova ishte dhe ka mbetur “lule e bukur e Shqipnis”, por as për ata që e injorojnë dhe e nënçmojnë, sepse është “vend i famëshëm i trimnis”, “atdhe i lavduem i burrnis”, edhe pse njerëzit si Rexhep Qosja dhe soji i tij nuk kanë treguar një trohë burrëri karshi saj.
Kosovës*
Kosovë, o vend’i famshëm i trimnis
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca reth i ke
Si vashë e virgjën; nuse sikur je;
Dhe malet me boor
Mi krye i ke kunoor!
Kosovë, o atdhe i lavduem i burrniis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumeliis!
Nalt mbaje kryet t’ând si gjithëmoon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t’ çohesh përsëri
N’ luftë t’ mbarë për liri!
Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burrat ti q’i leen, t’gjetë si selvia,
Sokola mali, shoq në bot’që s’kanë
S’i luâj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue
Atdhen për m’e pshtue!
Ke bij që s’kan drojë asnji pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur u sulen me rrptëeii
Si breshni mi tê hidhen me duhii
Sa bije e krye s’ngre
Po eshnat atdheu i le’.
Gra e vasha ke, si zâna sy-mëdha
Trimnesha, qi Shipnia din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gaz tuj shkue
Ja se me mend, ja se me dek un tuj luftue!
Për ndeer të shtëpiis s’vet;
E fjala shpirt e jet.
Te toka jote aqë lufna jan bâ
Ku triman preknin dekën pa me qa
Kur nâna e motra lott derdhin pa prâ;
Ata me gjakun dheun e kanë la
Si di Shqiptari n’jet !
M’e bâ detyrn’ e vet!
Kosov, otrimnesh, e lul’ e rrallë
Detyrën t’in e ke me dal sot në ballë
Se mrrini koha, tokën m’e m’e prue
Arnmiqt e motçëm m’e dëbue
Se mjaft e kan robnue
Dhe n’zjarre kan prue!
Amun m’e durue pa pr’a ket zgjedhë
Që të huej para syve të t’vetë ledhe
Për me t’rrzue për kamb e për me t’ shkel
Për me i bâ gjith copë mirë si iu del
Dhe duersh mos të lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t/’shojn!
Ku jeni pra ju burra, ju luftarë
Kosovës’ o të vlershmit ushtarë
Që keni për tan’ botën luftë gjithmon
Nër drejt vall gjaku mâ nuk iu valon
Pak iu me u- përment
Për votër e për vend?
Nuk shifni rrotull jush.Grek e Bullgar
I flliquni serbjan, sllav barbar
Kosovën’ si e mbajn nën kâmb t’ tyne nën thundër
Si ja çpojnë syt’ e faqët e deri n’zêmër ;
Duen emnin me ja çdukë;
Me dekë pa uj e pa bukë!
Disa ‘Serbi e vjetër’duen me i thânë,
‘Magjedhoni’do t’jerë emnin ja lânë!
Atyne si u pëlqen kufinin i venë
Shqiponja veq mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!
Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zisë pështonjëje Kosovën e ngratë
At’ nânën t’uej t’lidhun komb’ e duhur
Q’anmiqet armiqt e kan vorrue me dhe e me guur,
Me lott qi qan e ankon
E asni nuk i ndihmon!
Shqyptar mos kujtoni besë‘ e fee
Po nânën ju kujtoni qi ju ka lee
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijavet harrushmemi ket dhee!
Se âsht turp i madh për ju
Të huejt me i u çneru !
Sot ora, mbrriti dita e bekueshme
Shqipnin m’e bâ në bot’nji vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref deri te qilli
Për qud të botës deri sa ka me shkëlzye dilli
Me rrnue nji Shqypnii
Si zonjnë lumnii.
Shqyptarë, çoniu, vllazën ora mrrini
Si geg’ e tokës nalt flamurin e ngrini!
Në manastir, Shkup,Shkodër e Janinë
Nji trup bani an’ e mb’ anë Shqypninë
Si ç’ trimit mirë i prek
Me nder luftë me dek!!
*Këtë vjershë, sa di unë, pra sa kam mundur të kem informacion, po e sjelli këtu të plotë për herë të parë pas shumë dekadash. Nja dy portale e kanë publikuar, por kanë publikuar 12 nga 15 strofa që ka.