Serbia shfrytëzon demarkacionin për të destabilizuar rajonin

23.02.2018 09:50:33

Nga Rexhep Kastrati

Kur bëhet fjalë për kushtëzimet e listës “Srpska” do të ishin të pritshme nëse klasa politike shqiptare në Kosovë të ishte e përgjegjshme dhe në nivel të përgjegjësisë historike që ka në procesin e shtetndërtimit dhe në zhvillimet rajonale e më gjerë. Mirëpo në kushtet kur në Kosovë ka një klasë politike të papërgjegjshme dhe e përbërë nga struktura mafiozo-politike, nga njerëz të paaftë, servilë, injorantë dhe nga prostituta politike, që nuk kanë fare hallin e interesave shtetërore e kombëtare, Serbia ka luajtur me letra më të rrezikshme se kushtëzimet e ndryshme.

Serbia që është e njohur për eksportimin e rreziqeve të brendshme për destabilizimin e saj, e që do të jenë pasojë e çlirimit të opinionit serb nga mashtrimet, por edhe bartjes së pasojave nga veprimet shekullore në helmimin e vetëdijes dhe ndërdijes kolektive nga politika, kisha dhe institucionet shkencore serbe, si në fazat fillestare të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, edhe në fazën përfundimtare të këtij procesi, po mundohet të eksportojë në shtete të tjera, rreziqet e brendshme për destabilizimin e saj.

Faza përfundimtare e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ka të bëjë me ndryshimin e kufijve në rajon, sidomos atyre në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni. Ashtu siç kam thënë vazhdimisht, këtë fazë, Serbia po mundohet ta realizojë duke nxitur situata destabilizuese pikërisht te këto shtete, por edhe në Mal të Zi.

Në Bosnjë, është paralajmëruar mundësia që Republika Srpska të mbajë referendum për shkëputje nga Bosnja, në një formë paralelizmi me Kosovën, ashtu siç Rusia bën me Krimenë. Në Kosovë, Serbia e ka të hapur qëllimin për ndarjen e saj, dhe për këtë tashmë janë disa platforma. Në Maqedoni, po ashtu, mëton që nëpërmjet një destabilizimi të mbajë gjallë forcat kundër NATO-s. Në Mal të Zi, Serbia është kujdesur vazhdimisht që të nxisë destabilitet duke përdorur partitë proserbe që përbëjnë një shumicë të madhe, përkatësisht të barabartë me partitë properëndimore.

Është e qartë se si në Maqedoni, ashtu edhe në Mal të Zi, janë partitë shqiptare, përkatësisht trupi zgjedhor shqiptar që po e mbajnë Maqedoninë në kursin euro-atlantik dhe janë bërë pengesë për forcat pro sllavo-ortodokse dhe kundër NATO. Kjo u pa në zgjedhjet në këto dy shtete, në të cilat trupi zgjedhor shqiptar ndikoi në fitoren e forcave properëndimore dhe në ndrëtimin e qeverive pro perëndimore.

Kosova si shtet i pavarur, është një faktor i fuqishëm rajonal dhe që në kushtet e një zhvillimi normal politiko-institucional, ekonomik dhe të sundimit të ligjit, që do të ndërtonte marrëdhënie të mira fqinjësore, do të ishte faktor i rëndësishëm dhe me ndikim në paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe kështu do të kontribuonte në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Fuqizimi i faktorit shqiptar në rajon do të kishte ndikim të fuqishëm në zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, në përputhje dhe në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë.

Në fakt, faktori shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi, bashkë me Kosovën do të ishin përcaktues edhe për orientimin e këtyre shteteve në aleancën euro-atlantike dhe në zvogëlimin e ndikimit rus në rajon, që synon të mbajë kontrollin e saj dhe të mbajë të fuqishme linjën gjeopolitike e gjeostrategjike Moskë – Det Adriatik.

Prandaj edhe angazhimi i madh i Serbisë, i Rusisë dhe i aleatëve të tyre për destabilizimin e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, ka qenë i vazhdueshëm, madje edhe me krëcënime të hapura. Në Kosovë tashmë është pranuar ajo që e kam thënë vazhdimisht se forca politike janë duke punuar në zbatimin e skenarëve serbo-rusë. Në Mal të Zi ka pasur një tentattivë grushtshteti dhe ka një rritje të ndikimit të forcave kundërperindimore në opinionin në atë shtet. Në Maqedoni, vazhdimisht është eksperimentuar ,e shqiptarët, kulmin e të cilit e paraqet rasti i Kumanovës.

Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre nuk e kanë mirëpritur as afrimin e Malit të Zi me NATO-n, as vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën. Në fakt, Mali i Zi qysh gjatë luftës, ndaj Kosovës ka ndjekur të njëjtën linjë me bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre kanë bërë gjithçka që këto marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të futen në krizë, përkatësisht të prëdoren për dy qëllime destruktive: 1. në prishjen e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve; 2. që mbi këtë bazë, të rritet pakënaqësia e opinionit në Mal të Zi ndaj politikës që është duke e udhëhequr ky shtet ndë raport me Kosovën. Rezultat i këtyre do të ishte destabiliteti në të dy shtetet, fitorja e forcave kundërperindmore në Mal të Zi dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Në Kosovë, do të pasonte një destabilitet me mundësi kalimi në luftë qytetare, dhe në luftë ndëretnike. Këto do të sillnin patjerë një destabilizim të rajonit dhe përgjegjës për këtë do të mbeteshin shqiptarët.

Për të arritur këtë, Serbia është duke e përdorur shumë çështjen e demarkacionit ndërmejt Kosovës e Malit të Zi, e cila në Kosovë është kthyer në një çështje shkatërrimtare për Kosovën, kurse në Mal të Zi, po i jep fuqi forcave kundërperëndimore, pra forcave që janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre janë duke investuar shumë te strukurat mafiozo-politike shqiptare dhe të rekrutët e tyre shqiptarë për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si mënyrë për thellimin e përçarjeve brendashqiptare, e që është kusht për paralizimin e shtetit, bllokimin dhe rrënimin e tij, si dhe bazë për luftë brendashqiptare, siç thoshte Ilir Deda, kur ishte vegël e Albin Kurtit, dhe bazë për konflikt ndëretnik.

Në këtë kuptim, Serbia mund të urdhërojë listën “Srpska” që të mos e votojë fare Marrëveshjen për demarkacion, pa pasur nevojë të hyjë në pazare, pasi që me mosratifikimin e asaj marrëveshjeje, Kosova do të futej në një cikël destabiliteti dhe bllokade, pasi që nuk do të miratohet tash, nuk do të mund të kishte legjislaturë tjetër e Kuvendit të Kosovës që do të mund ta ratifikonte, dhe për pasojë do të kishte rënie të vazhdueshme të qeverive.

Në anën tjetër, brenda Malit të Zi do të rritej trysnia e forcave kundërperëndimore për delimitimin e vijës kufitare me Kosovën, si mënyrë për të rritur pakënaqësitë me Qeverinë properëndimore të këtij shteti, dhe si pasojë edhe mundësinë e futjes së tij në një cikël destabiliteti.

Për të mos ndodhur të gjitha këto, Kosova urgjentisht duhet të zbatojë rekomandimet e aleatëve tanë strategjikë, ta retifikojë Marrëveshjen dhe të lirohet nga ky makth që po e mban pezull jo vetëm atë, por edhe rajonin.