Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete

02.01.2017 18:28:32

Dy automjete tip Benz janë aksidentuar pranë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore pranë qendrës tregtare “City Park”.

Nga aksidenti në fjalë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po heton për zbardhjen e rrethanave.