Udhëheqës Republikan i frikësohen të ardhmes me Trump-in

02.01.2017 18:35:28

Një udhëheqëse amerikane nga radhët e Republikanëve ka thënë që i frikësohet të ardhmes së shtatë nipërve te saj, me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

Christine Todd Whitman, shefe e Agjensionit Amerikan për Mbrojtjen e Ambientit, ka akuzuar Trump që po e injoron shkencën.

Ajo gjithashtu ka thënë që paralajmërimet e tij për ndryshimin e politikave rreth ngrohjes globale, e vendosin botën në rrezik të madh.

Mbështetësit e Trump deklarojnë që rregullat mbi klimën dhe energjinë janë duke dëmtuar bizneset, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Whitman ka thënë që Amerika duhet të gjej një mënyrë që të promovohen bizneset pa dëmtuar planetin.