Aksident në Bukosh të Vushtrrisë, lëndohen dy persona

28.12.2016 10:58:20

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Dy persona kanë kërkuar tretman  mjekësor si pasojë e lëndimeve, bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete civile me targa vendore. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKF, Vushtrri”.