Dy ditë pasi u përplas nga një makinë, ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë vajza 9-vjeçe.
Vajza ishte duke ecur në këmbë në Katund Sukth, ku edhe banonte, kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 52-vjeçari F.P..
Vajza është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve për ti ardhur në jetë, ka humbur jetën pas dy ditëve në agoni.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u vu në pranga ditën e aksidentit.






































