Veliaj me Petrit Fushën, gazetari: Prokurori në fjalë po heton 5 çështje që lidhen me kreun e Bashkisë

25.12.2016 19:16:29

Pas publikimit të fotos ku duket kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke drekuar me prokurorin e Tiranës Petrit Fusha, ka reaguar gazetari i kronikës në ABC News, Flamur Vezaj.

Sipas tij, prokurori në fjalë është në krye të hetimit për 5 çështje që lidhen drejtëpërdrejt me kreun e Bashkisë së kryeqytetit.

“Mirë që në dasmën e çunit lali Eri i shkoi për të bërë “detyrën” si kryetar! Po ky takim dhe kjo foto, tregon se hetimet për këto raste e të tjera që nuk i dimë, do arkivohen!”, shkruan ndër të tjera gazetari Vezaj.

Postimi i plotë Flamur Vezaj*

Në foton e publikuar nga portali “Citynews” ku duket qartë Lali Eri me shefin e akuzës së Tiranës, prokurorin Petrit Fusha i cili ka 5 dosje (që dihen) të hapura për kreun e Bashkisë Erion Veliaj!

1. Për gjobën e PD-së për dëmet e protestës së “8 dhjetorit” që doli firma fals e policit bashkiak!

2. Për ndërtimin e parkut të fëmijëve tëe Liqeni!

3. Protestën para Gjykatës së Apelit Administrative!

4. Vrasjen e A. Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe procedurat e tenderit për kompaninë e riciklimit!

5. Hetimin për parkingun e sheshit Skënderbej, ku firma e kushëririt te P. Fushës e ka fitu tenderin!

Mirë që në dasmën e çunit lali Eri i shkoi për të bërë “detyrën” si kryetar! Po ky takim dhe kjo foto, tregon se hetimet për këto raste e të tjera që nuk i dimë, do arkivohen!

Pse nuk dalin këta të mazhorancës, që vdesin për të akuzuar prokurorinë dhe gjykatën si të korruptuar, të thonë një fjalë për këtë takim kokë-kokë me temë “mbylljen e dosjeve”!

P.S. Foto e shkrepur dje (e shtunë) dhe ikën pa paguar faturën, se ja kishin paguar tjerët që po festonin aty drekën e fundvitit (burimet)!