Flaka dhe tymi përfshinë Izraelin, shpërthen rafineria e naftës

25.12.2016 19:16:50

Pas një flake të madhe, tymi i zi ka mbushur qiellin pasi në një rafineri nafte në Izrael ka ndodhur një shpërthim i madh.

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta kontrolluar flakën e madhe, thuhet se flaka ka përfshirë një tank me kapacitet 12,000 metër kub e cila ishte 10% e plotë, transmeton lajmi.net

Zjarri ka shpërthyer në Haifa, pasi një tank i mbushur i karburantit ka marrë flakë.

Hetimet thonë se zjarri ishte shkaktuar nga elektriciteti statik, raporton Ynetnews.

Sipas autoriteteve në Izrael ky incident është shumë i rëndë dhe mund të shkaktojë probleme serioze për shtetin.

Image

Image

Image