Vritet zëvendëskomandanti i ISIS-it

01.04.2017 17:28:59

Ayad al-Dzumaili, i cili besohet se ishte nënkryetari i të ashtuquajturit Shteti Islamik, është vrarë në sulm ajrore, të kryera nga forcat irakiane.

Lajmin e ka bërë të ditur sot televizioni shtetëror irakian, duke iu referuar shërbimit të inteligjencës së ushtrisë irakiane, shkruan KP.

Televizioni nuk ka bërë të ditur se kur është kryer sulmi dhe ku është vrarë zëvendësi i Abu Bakr al-Baghdadit.