Aksident në Gjakovë, humbë jetën vozitësi lëndohen dy pasagjer

26.12.2016 11:51:15

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Gjakovë – Ponoshec.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i automjetit.

“Të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dal në vend të ngjarjes, ku është konstatuar se një automjet udhëtarësh i markës Ë Golf kishte dal nga rruga duke goditur një shtyllë elektrike druri dhe me pastaj edhe disa drunjë tjerë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit humb jetën dhe dy pasagjer lëndohen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjeku kujdestar konstaton vdekjen:

1. F. P. lindur me 1977 (ngasësi i automjetit) kosovar, shqiptar.