Autoritetet turke arrestojnë 516 persona për lidhje me organizata militante

26.12.2016 11:46:34

Autoritetet turke javën e kaluar kanë marrë në pyetje 1,682 persona dhe kanë arrestuar 516 të tjerë, lidhur me lidhjet e tyre me organizatat militante.

Ministri i Brendshëm, ka thënë se njerëzit të cilët kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, i cili dyshohet të ketë orkestruar tentim puçin e korrikut, përbëjnë numrin më të madh të njerëzve të arrestuar.