Aksident në Kodrën e Trimave, një person dërgohet në QKUK

04.05.2018 15:10:21
Një aksident ka ndodhur në rrugën ‘Vllëzerit Fazliu”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Siç kanë treguar  dëshmitarët për lajmi.net, në këtë aksident ku janë përfshirë dy vetura një person ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar nga ndihma e shpejtë në QKUK, raporton lajmi.net.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti ndodhen edhe Policia e Kosovës.