Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

22.07.2020 18:46:15

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën “Fahriu Fazliu” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.07.2020, në ora 17:41, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Fahri Fazliu” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është duke bërë shikimin (matjet) e vend-ngjarjes”, ka thënë Bajrami.