Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës.
Dy vetura janë përplasur në afërsi të objektit të Parlamentit të Kosovës.
Sipas informacioneve në aksident nuk ka të lënduar, kurse edhe dëmet nuk janë të mëdha.
Policia pritet që të dalë në vendin e ngjarjes, kurse e gjithë rruga në këtë zonë është bllokuar.








































