Memli Krasniqi: Nuk i kemi votat për ratifikimin e Demarkacionit

11.12.2017 20:16:23

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikim në Kuvend.

Ai në “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka thënë se dallimet rreth Demarkacionit nuk janë të reja, janë dallime që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë.

“Ne e dimë që alternativë tjetër për heqjen e vizave nuk ka pa ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Do të na mbetet neve deputetëve që tua mundësojmë ose pa mundësojmë qytetarëve liberalizimin e vizave”, ka thënë Krasniqi, duke thënë se vota e PDK-së do të jetë për.

Krasniqi tutje ka shtuar se nuk është i sigurt nëse Kuvendi i ka 2/3 e votave për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk mendoj se projektligji për Demarkacionin do të sillet për votim pata janarit të vitit 2018”, tha ai