Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni me targë të Kosovës përplas makinën

27.01.2017 18:37:49

Një aksident rrugor është shënuar në Rrugën e Kombit.

Një kamion i cili dyshohet se ka qenë duke udhëtuar tej normave të lejuara të shpejtësisë, ka përplasur nga mbrapa një makinë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej tre personave që udhëtonin në makinën e vogël.

Gjergj Lleshi është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se ka nevojë për ndërhyrje të specializuar.

Përplasja ndodhi në fshatin Skuraj, ndërkohë që mësohet se kamioni që ka shkaktuar aksidentin ishte me targa të Kosovës.