Fillon takimi i presidentit Trump me kryeministren britanike May (Foto/Video)

27.01.2017 18:40:42

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May e cila para pak çastesh arriti në Shtëpinë në Bardhë ku u prit nga Donald Trump, është liderja e parë botërore që po zhvillon takim me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht May kishte ndaluar tek libri i mysafirëve në Shtëpinë e Bardhë, për t’u nënshkruar, dhe më pas e shoqëruar nga i pari i Shtëpisë së Bardhë është futur në një zyrë për një takim zyrtar.

May dhe Trump, pritet të diskutojnë për shumë gjëra, duke filluar nga terrorizmi e deri tek raportet e veçanta që i kanë kultivuar Britania e Madhe dhe SHBA-të ndër vite.