Tërmet në Shqipëri

27.01.2017 18:52:22

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në disa qytete të Shqipërisë.

Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4.7 ballë, me epiqendër tri kilometra nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm dy kilometra.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit nuk kanë shkaktuar dëme, përveç panikut të shkaktuar te qytetarët.

Lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë e Mesme.