Thaqi tregon ku po shkonte kur u arrestua në Serbi (Video)

02.11.2016 20:31:01
Gëzimi ishte i madh, andaj në një lagje të Lipjanit ku pritej të kthehej Nehat Thaqi i cili u lirua nga paraburgimi prej më shumë se një muaji në Serbi, po buçiste muzika.

Dhe kur arriti tek shtëpia, për eprorin policor të gjithë u rreshtuan për ta nderuar.

Por të parët që i dolën përpara qenë familjarët e tij.

Të gjithëve këtu Thaqi u tregoi se ku ishte duke shkuar deri sa u arrestua nga policia serbe. Thaqi nuk la pa falënderuar edhe institucionet e Kosovës, për kujdesin ndaj tij.

Pas arrestimit të Thaqit ishte bërë debat i gjatë edhe në Kuvendin e Kosovës, ku deputet e patën miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar LDK-PDK dhe Grupi 6+, e cila kërkonte lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaqit. Por lirimi i eprorit policor erdhi, pasi familja serbe nga Lipjani mohoi të ishte ai personi që i dëboi më 1999.