Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, kamioni godet një grua

10.03.2019 12:31:23
Një grua është goditur nga një kamion në Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë  në vendkalimin për këmbësorë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 9:30 në rrugë Pejë – Prishtinë një këmbësore është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat e nevojshme, rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut”, ka thënë Hoxha.