Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen katër persona

07.02.2021 15:48:42

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën ‘Nuhi Gashi’’ në Podujevë.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se të lënduarit jaën dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rreth orës 12:00, ne rrugën Nuhi Gashi, në Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”.