Aksidenti me 45 viktima/ Rama: S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…

23.11.2021 09:56:07

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Bullgari, ku pas aksidentit të një autobusi humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

“?? S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…

Dhimbje?”, shkruan kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një konferencë për mediat në Bullgari ka deklaruar se në autobus po udhëtonin 53 persona dhe të gjithë viktimat janë moshë e re mes tyre edhe 12 fëmijë.