Aksidentohet duke ikur nga policia në Viti

06.08.2017 14:46:23

Një person në Viti nuk i ka respektuar urdhrat e Policisë për tu ndalur me veturë, dhe gjatë ikjes është aksidentuar.

Madje ai edhe ka rezistuar gjatë arrestimit, ku një zyrtar policor ka pësuar lëndim në dorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi qe i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policit për tu ndalur me veture i cili me pas gjate ikjes është aksidentuar, ndërsa policia gjate arrestimit te dyshuarit kanë pasur rezistencë nga i dyshuari ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime te dorës ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orës të Policisë.