Aksidentohet kryeministrja e Polonisë

10.02.2017 20:11:54

Kryeministrja polake Beata Szydlo është dërguar në spital pasi u plagos në një aksident automobilistik, njofton zëdhënësi i qeverisë polake.

Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Krakov.

Sipas informacioneve, Kryeministrja nuk ndodhet në gjendje të rëndë dhe po bën kontrollet rutinë mjekësore.

Image