Aksidentohet rëndë në Kroaci, shqiptari hyn në korsinë e kundërt, humb njërën këmbë

05.01.2017 10:18:01

Makina tip “BMW” e një shqiptari ka shpërthyer në flakë në Kroaci.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1, mes Karlovacit dhe Novigradit. Mediat vendase raportojnë se automjeti me targë AA 357 GI është përfshirë nga flakët.

Ashtu si duket edhe në këtë video, makina ka qenë me shpejtësi të madhe në kohën që është përplasur me trafikndarësen dhe ka kaluar në korsinë e kundërt në autostradë.

Për pasojë shqiptari ka marrë plagë të rënda, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Sipas policisë, shoferi ka humbur njërën këmbë, kurse personi tjetër që ndodhej në makinë ka marrë plagë të rënda.