Aksidentohet vetura zyrtare, ka disa të lënduar lehtë

25.08.2016 20:11:19

Kolona të gjata janë krijuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vranidoll, përkatësisht afër ish kazermës ushtarake.

Të përfshirë në aksident janë dy vetura, njëra mercedes dhe tjetra Toyota me tabela 3Z, veturë zyrtare, ndërkohë që ka pësuar edhe një minibus.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Kolona e gjatë është prej fshatit Besi.  Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkohë sipas raportimeve tregohet se ka edhe të lënduar lehtë.