Seanca e 114-të e Kuvendit do të vazhdojë ditën e hënë

25.08.2016 20:05:07

Kuvendi Republikës së Maqedonisë sot pasdite në kuadër të seancës së 114-të e vazhdoi debatin rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhet me procedurë të shkurtër.

Për pagesë më të shpejtë të mjeteve në kushtet e fatkeqësisë elementare, siç ishin vërshimet e 6 gushtit, Ministria e financave ka vazhduar me procedurë urgjente të bëjë ndryshime në Ligjin për buxhet me të cilat do të mundësohet që Ministria të bëjë dedikim, shpërndarje të mjeteve në lartësi prej 5 për qind të buxhetit. Deri më tani Ministria kishte të drejtë të bëjë shpërndarjen e mjeteve në buxhet në vlerë deri më 5 milionë euro.

Ministri i financave Kiril Minoski në seancën e Kuvendit ku ligji mori mbështetje të shkojë me procedurë të përshpejtuar, arsyetoi se është i detyrueshëm miratimi i një ligji të ri që në të ardhmen procedura për dëmshpërblim të shkojë sa më shpejt.

Përndryshe, Qeveria tashmë i paguan mjetet paradhënie për qytetarët që përjetuan dëme nga vërshimet. Pagesa e tërësishme e dëmeve do të bëhet pasi do të kalojë rebalanci me të cilin parashihen mjete për vërshimet, për të cilën debati është përcaktuar për javën e ardhshme në Kuvend.

Vazhdimi i seancës është  caktuar për të hënën, ndërsa në të gjendet edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për huamarrje publike në lexim të parë të parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov.