Aksion i madh policor në Shkup dhe tre qytete tjera, ka të arrestuar

20.07.2016 08:52:05

Në një aksion policor i cili u zhvillua gjatë ditës së djeshme e deri në orët e hershme të mëngjesit nga Departamenti për Krime të Rënda pranë MPB-së, janë kryer bastisje në shumë lokacione në Veles, Negotinë, Shkup dhe Gjevgjeli.

Siç konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja, aksioni është kryer për shkak të bazave për dyshim për vepra të kryera kriminele, shoqërim kriminel, grabitje, prezantim i rremë, prodhim dhe lëshim të paautorizuar në qarkullim të drogave, substancave psikotrope, fshehje të emigrantëve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas informacioneve të para, të dyshuar janë edhe nëpunës policor nga SPB Veles.

Në aksion ka persona të arrestuar. Më shumë detaje për aksionin nga MPB-ja paralajmërojnë gjatë ditës.