Aktakuzë për dhunë në familje

07.02.2019 17:04:46

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M nga Komuna e Rahovecitëë, për vepren penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, për veprën penale” lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 parag.3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Sipas aktakuzës i pandehuri me datën 03.01.2019, në Rahovec, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarës S.S., duke e goditur me shuplaka e grushte në fytyrë e kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar me lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet gjithashtu në detajet e policisë.