Aktivistet e Vetëvendosjes po tentojnë ta pengojnë arrestimin e Albin Kurti

24.11.2017 10:27:19

Deputetët e VV-së e presin Kurtin para Kuvendit, Policia po tenton ta arrestojë

Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë para Kuvendit të Kosovës për të pritur deputetin Albin Kurti, të cilin Policia e Kosovës po tenton ta arrestojë.

Aktivistë të Vetëvendosjes po tentojnë ta ndalojnë arrestimin e Kurtit, ndërkohë që aty  vërehet prani e shtuar e Policisë.

Një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.