Aktivitete humanitare nga Kryqi i Kuq në Koçan, ndihmohen familjet e rrezikuara

12.01.2017 17:16:25

Organizimi komunal i Kryqit të Kuq në Koçan prej sot ka filluar të realizojë aktivitete humanitare për ballafaqim me valët e të ftohtit, që e ka përfshirë Maqedoninë këto ditë. Kryqi i Kuq në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me kriza, Qendrën për punë sociale dhe qeverinë lokale të Komunës së Koçanit, kanë filluar me vizita në familjet të rrezikuara sociale, të moshuar dhe persona të paaftë të cilët jetojnë vetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri tani kemi vizituar 11 familje të rrezikuara dhe kemi ndarë 11 pako me ushqim. Në bashkëpunim me OJQ janë dhuruar tesha dhe materiale tjera për t’u ballafaquar me të ftohtin”, tha Aneta Koceva, sekretare e Kryqit të Kuq në Koçani.

Aktivitetet e Kryqit të Kuq dhe OJQ-ve në Koçani do të vazhdojnë edhe më tej, dhe thonë se do të jenë të gatshëm pët të ndihmuar familjet e rrezikuara në këto ditë të ftohta.