Thaçi i uron mirëseardhje Çollakut në Presidencë

09.09.2016 16:23:38

Presidenti i vendit ka shkruar menjëherë pas dorëheqjes së Bekim Çollakut nga posti  i Ministrit të Integrimeve Evropiane që kishte deri tani.

Thaçi ka theksuar se sot ekipit të tij i është bashkuar pikërisht Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidenti.

Ai gjithashtu ka vënë në pah faktin se në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

 

Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.

Mirësevjen Bekim! HTH.