Akull në rrugë, mjeti me dy punonjës të Bashkisë Librazhd bie në humnerë

13.01.2019 13:54:15

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Librazhdit, e cila është një nga më të goditurat prej motit të keq me reshje bore dhe ngrica, që ka “mbërthyer” vendin prej më shumë se një jave.

Mësohet se një makinë me të cilën dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit po shoqëronin një fadromë që po hapte rrugët nga bora, ka rënë në humnerë.

Fatmirësisht nuk ka jetë të humbura, pasi punonjësit me shpejtësi kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që po rrëzohej.

Mjeti ka rrëshqitur nga prezenca e akullit në rrugë. Ndërkohë, punonjësit e plagosur janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.