Tri viktima dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11.09.2020 16:45:00

Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e COVID-19.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste me COVID-19, ndërkaq tre qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet coronavirus në Shqipëri po marrin mjekim 188 pacientë, ku 21 janë në terapi intensive dhe shtatë të tjerë ndodhen të intubuar.

Përkundër rasteve të reja të regjistruara ajo që shuhet si pozitive lidhet me numrin e të shëruarve.

Sipas Task-Forcës, 97 qytetarë të prekur me COVID-19 kanë arritur të mposhtin me sukses virusin agresiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42