Kryeministri Hoti dhe ambasadori amerikan nderuan viktimat e 11 shtatorit

11.09.2020 16:30:26

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, kanë marr pjesë në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA.

Hoti ka thënë se sulmi i 11 shtatorit nuk ishte vetëm ndaj Amerikës, por edhe ndaj Kosovës.

Ndërsa, nuk ka komentuar për takimin më Bruksel dhe nuk ka treguar kur do të ketë një takim të radhës me partnerët e koalicionit.

“Bashkë më anëtarët e kabinetit dhe ambasadorin i bëmë nderime sulmit terrorist sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit Amerikan  por edhe ndaj popullit të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se sulmi i 11 shtatorit ka qenë prej ngjarje e më të trishtuara për Amerikën.